Home ShowBiz E lidhur me Albi Nakon?! E thotë troç Alba Hoxha
E lidhur me Albi Nakon?! E thotë troç Alba Hoxha
0

E lidhur me Albi Nakon?! E thotë troç Alba Hoxha

0
0

Prej kohësh ne mediat rozë është përfolur për një lidhje dshurie midis balerinës dhe prezantuese së motit Alba Hoxha dhe koreografit Albi Nako.

Së fundmi, Alba ka vendosur që të flasë në lidhje me këto lajme, duke thënë publikisht se me Albin e lidh vetëm një miqësi e mirë dhe asgjë më shumë.

“Je e mrekullueshme. Doja të dija diçka. Është e vërtetë që je e lidhur me Albi Nakon?”-ka pyetur një prej ndjekësve në rubrikën “Pyetje-Përgjigje” në Insta Story.

Balerina e njohur, nuk ka nguruar që ti japë përgjigje të detajuar, rreth pyetjes për të cilën janë të interesuar një pjesë e madhe e publikut.

“Është bukur dhe eksperiencë e rrallë të kesh për koreograf dhe bashkëpunëtor një artist profesionit si Albi Nako. Me Albin jemi miq të mirë. Besoj mjafton? Kjo le të nënkuptojë që nuk jam me Albin.”- është përgjigjur ajo.

albi nako

Link: https://www.instagram.com/stories/albahoxha1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BhSDxbBACWt/