Home Aktualitet Gjendet e vrarë në dhomën e hotelit, 31-vjeçarja e shpallur Miss Universe
Gjendet e vrarë në dhomën e hotelit, 31-vjeçarja e shpallur Miss Universe
0

Gjendet e vrarë në dhomën e hotelit, 31-vjeçarja e shpallur Miss Universe

0
0

Fatimih Davila Sosa, e shpallur Miss Uruguai, është gjetur e vdekur në dhomën e një hoteli në Meksikë, vetëm pas një dite pasi mbërriti atje për një intervistë pune.

31-vjeçarja u gjet e varur në dhomën e hotelit, në Mexico City, ndërkohë që autoritet konfirmuan vdekjen e saj, megjithëse ende nuk bëhen të ditura detaje, nëse është vrarë apo ka vrarë veten.

Davila kishte mbërritur më 23 prill në Meksiko dhe ishte duke u përgatitur për një intervistë për punë.

“Një mik i saj e ndihmoi të hyjë në hotel përpara një interviste për punë.”- u shpreh një dëshmitar.

Pasi fitoi çmimin e rëndësishëm Miss Universe, Davila Sosa ka prezantuar Uruguain në “Miss World” në vitin 2008 që u zhvillua në Los Anxhelos.

Postimet e saj të fundit në mediat sociale ishin mbushur me mesazhe ngushëllimi.

Link: https://www.instagram.com/p/BGp6b-6KRRQ/

Link: https://www.instagram.com/p/BiPuYFJl0ia/

View this post on Instagram

#tbt #missuniverse

A post shared by Fatimih Davila (@fatimihdavila) on

Link: https://www.instagram.com/p/8CFmMzqRU5/

Link: https://www.thesun.co.uk/news/8997785/miss-uruguay-fatimih-davila-sosa-dead-mexico-city-hotel/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BoNX38Ugyec/