Home ShowBiz Ledri surprizohet nga moderatorja: Ka qenë fiksim i të gjitha vajzave në shkollë!
Ledri surprizohet nga moderatorja: Ka qenë fiksim i të gjitha vajzave në shkollë!
0

Ledri surprizohet nga moderatorja: Ka qenë fiksim i të gjitha vajzave në shkollë!

0
0

Ledri Vula është një nga reperët më të mirë shqiptarë, ndërkohë që është pëlqyer shumë nga femret për shkak të pamjes së tij të bukur fizike.

I ftuar së fundmi në emisionin “E diell”, Ledri u suprizua në një momente nga një videomesazh i moderatores së njohur Liberta Spahiu.

Liberta ka rrëfyer se me Ledrin njihet që nuk kanë qenë fëmijë pasi kanë qenë në një shkollë. “Ledrin e njoh qysh nga shkolla fillore, Është dy vjet më i ri se unë dhe më kujtohet si sot se kush shkonim në mësim, gjitha vajzat e shkollës e prisnin Ledrin të vinte. Ai ka qenë simpatia e të gjithëve. Ledri është super djalë i edukuar dhe gjithashtu shumë i qetë”, u shpreh Liberta.

Nga ana tjetër Ledri theksoi se Libertën e ka shoqe shumë të mirë dhe njihet me të qe kur ka qenë fëmijë.

“Libertën e kam shumë shoqe të mirë dhe e njoh prej kur kam qenë fëmijë. Liberta ka qenë ndër vajzat më të bukura në shkollë. Fëmijët kapeshin për tu rrahur për të”, tha Ledri.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xHPW-RbP00E

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/But2cWJntL4/