Home ShowBiz Majk flet për herë të parë për marrëdhënien me Majlinda Zekën
Majk flet për herë të parë për marrëdhënien me Majlinda Zekën
0

Majk flet për herë të parë për marrëdhënien me Majlinda Zekën

0
0

Reperi i njohur Majk, i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” veç aktiviteteve profesionale, ka folur edhe për jetën private.

Marrëdhënia me Majlinda Zekën, modelen që e bëri edhe baba, ka qenë në qendër të mediave rozë. Lidhja e tyre zgjati pak muaj, por në jetë erdhi i vogli Roan.

Majk gjatë rrëfimit të tij nuk preferoi që të ndajë më tepër detaje, por u shpreh se për mamanë e djalit të tij ka respekt deri në fund të jetës.

Ermali: Si i ka marrëdhëniet me ish-bashkëshorten pas gjithë debateve në rrjetet sociale në lidhje me kujdesin ndaj djalit të tyre?

Majk: Kjo është jeta ime personale dhe nuk kam shumë dëshirë ta ekspozoj dhe as të prononcohem nëpër media.

Ermal Mamaqi: Ne kemi parë foto në Instagram që t’i del me djalin.

Majk: Hedh ndonjëherë, ka ndonjë moment që e ndjej, por për mua Instagrami nuk është aq faktor i rëndësishëm në jetë. S’kam pse të postoj çdo lëvizje timen aty, apo çdo ndjenjë. Për djalin tim kam dashurinë më të madhe që ekziston dhe do të jetë kështu deri në fund të jetës time. Ndërsa për nënën e djalit tim do të kem respekt deri në fund të jetës, pa dyshim, që ta përmbyllim këtë temë. Unë asnjëherë nuk kam dashur të njihem si Majku lidhur me jetën private, por Majku që ka talent.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuV5ugdgvdb/