Home Aktualitet Vjen në jetë foshnja mbretërore, Meghan Markle lind djalë
Vjen në jetë foshnja mbretërore, Meghan Markle lind djalë
0

Vjen në jetë foshnja mbretërore, Meghan Markle lind djalë

0
0

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe tashmë familja mbretërore britanike u shtua me një pjestar tjetër.

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka lindur djalë. Kështu bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, ndërkohë që vetë Princ Harry është prononcuar duke u shprehur shumë i lumtur.

“Jam absolutisht shumë i kënaqur dhe falenderoj gjithë publikun për mbështetjen e tyre gjatë shtatzënisë.”- u shpreh Harry.

Ai tha se Meghan dhe fëmija janë shumë mirë, ndërkohë që ka shtuar se ata ende po mendojnë për emrin e foshnjes.

Fëmija peshonte 3.2 kilogramë dhe vetë Princ Harry ishte i pranishëm gjatë lindjes.

“Meghan dhe jemi bërë më një fëmijë! Ështe përvoja më e mahnitshme që mund të kisha imagjinuar”, tha ai.

https://www.instagram.com/p/BxH2BgLnvrN/

Link: https://www.bbc.com/news/uk-48178229

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxH2BgLnvrN/