Dukesha e Sussex, Meghan Markle dhe Prince Harry, u bënë dje prindër për herë të parë të një djali.
Meghan Markle solli në jetë foshnjen mbretërore dhe djali peshonte 3.2 kilogramë, ku vetë Princ Harry ishte i pranishëm gjatë lindjes së tij.
Ndërkaq Duka dhe Dukesha e Sussex-it janë shfaqur sot për herë të parë në publik me djalin e tyre të sapolindur.
Teksa i prezantoi botës fëmijën mbretërore, Meghan tha: “Ai ka një temperament të ëmbël, është vërtetë i qetë, ishte në ëndërr. Është magjike, është shumë e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë dhe jam shumë e lumtur.”
Pastaj shoti; “Është e mrekullueshme. Prindërimi është një mrekulli. Kanë kaluar vetëm dy ditë e gjysëm, tre ditë, por ne jemi kaq të emocionuar që kemi në krah këtë mrekulli të vogël.”
https://www.instagram.com/p/BxM0C7GnVJ-/