Home ShowBiz Fero tha se është single, reagon menjëherë Arbenita
Fero tha se është single, reagon menjëherë Arbenita
0

Fero tha se është single, reagon menjëherë Arbenita

0
0

Ditën e sotme reperi Fero habiti të gjithë ndjekësit e tij me një postim që kishte publikuar në Instastory, ku bëri të ditur se është ndarë nga Arbenita.

“Sapo u ngrita këtë mëngjes. Hej vajza nga ky çast jam single”- shkruante në postim reperi.

Nëse i hedhim një sy profilit të tij në Instagram, Fero kishte fshirë shumicën e fotove që ka me modelen. Por së fundmi ka reaguar edhe vetë Arbenita, e cila siç duket e ka marrë me shaka postimin e reperit, pasi ka publikuar një emoji duke qeshur.

Kjo e fundit nuk ka fshirë asnjë postim nga fotot që ka me të dashurin e saj Fero. Gjithsesi mbetet për tu parë, pasi Fero njihet për shakatë e tij të pazakonta në rrjetet sociale, të cilat bëhen shumë virale.

arbenita

Link: https://www.instagram.com/stories/arbenitalsmajli/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Btawm5vHmh2/