Fenomeni i përdorimit të photoshopit në fotot që publikojmë në rrjetet sociale është i pashmangshëm, veçanërisht për personazhet publike. Kjo pasi përdorimi i filtrave bën personin në foto të duket sa më afër perfektes që ai imagjinon për veten.
Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, ka vendosur që të rebelohet ndaj këtyre standardeve të bukurisë, pasi ka vendosur që të publikojë një foto pa photoshop, ku duket tërësisht natyrale.
“Ndoshta duhet të kisha fotoshopuar barkun që ta bëja të dukej i sheshtë. Ndoshta duhet të kisha fotoshopuar këmbët që të dukeshin më të holla. Ndoshta duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë, por nuk e bëra. Shoqëria mund të të tjetërsojë. Ja si duket një grua pa fotoshop në Instagram”, shkruan Bebe.
https://www.instagram.com/p/Bxk3oNslrxX/
Link: https://www.instagram.com/p/Bxk3oNslrxX/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxbNVXKlPSI/