Në muajn dhjetor këngëtari i njohur Stine, u vu në qendër të mediave rozë, pasi në një postim në Instagram bëri të ditur se është ndarë nga partnerja e tij Graciela, me të cilën ka edhe një vajzë, Estia.
Megjithatë gjatë intervistave televizive, dy personazhet e njohur janë shprehur në mënyrë të atillë që midis tyre mund të ketë edhe një rikthim në të ardhmen.
Por së fundmi, ish-partnerja e Stines, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale, duket se e ka mbyllur atë kapitull. Në një postim në Instastory, Graciela ka komentuar ditën e sotme situatën me Stinen.
“Ç’a të pyesim, Stine nuk e di çfarë ka humbur”- i ka shkruar njëri prej ndjekësve, me të cilin Graciela nuk ka ngurruar të ndajë të njëjtin mendim. “Po, po, ashtu mendoj edhe unë”-ia ka kthyer ajo.
Link: https://www.instagram.com/stories/grazia__official/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BuWXVq-lZgt/