Blogerja Egreis Gjergjani ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur për jetën e saj si sipërmarrëse në ShBA, si edhe pasionin për koleksionimin e këpucëve.
Blogerja shqiptare ka zbuluar se tashmë ka arritur që të koleksionojë, rreth 600 palë këpucë, ku 185 prej tyre nuk ka patur mundësi t’i veshë asnjëherë.
Ajo cilësoi Louboutin-at si të preferuarat e saj, madje tregoi se ka patur fatin ta takojë dhe të bisedojë me dizajnerin e tyre, Christian Louboutin.
“Herën e parë që e takova Christian Louboutin në dyqanin e tij vitin e kaluar, në Los Angeles, më ra gjaku deri në fund”, tha Egreis duke qeshur.
https://www.instagram.com/p/Bxp5bSghqxl/
Link: https://www.youtube.com/watch?v=aWRw0d9nvkw
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxp5bSghqxl/