Home Aktualitet Ndarja nga jeta e Parodistit të Vlorës, kolegët e tij shpërthejnë në lot
Ndarja nga jeta e Parodistit të Vlorës, kolegët e tij shpërthejnë në lot
0

Ndarja nga jeta e Parodistit të Vlorës, kolegët e tij shpërthejnë në lot

0
0

Ditën e djeshme një lajm i trishtë u dha për skenën e humorit shqiptar. Një nga parodistët e grupit të Vlorës, Muhamet Lika u nda nga jeta.

Bëhet e ditur se virtuozi, prej disa kohësh vuante nga një sëmundje në zemër, të cilën nuk e ka mundur dot.

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar homazhe në Pallatin e Kulturës në Vlorë, ku miqtë e Likës shihen të tronditur nga ndarja e parakohshme e parodistit. Parodistët e Vlorës të cilët

Aktori Lika mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit, ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikes me titullin “Mjeshtër i madh”. Ai la pas dy fëmijë dhe gruan e tij.

Ai do tu bashkohej kolegëve dhe miqve të tij të ardhshëm, në vitin 1976, pasi do të vinte në Estradën Profesioniste nga ndërmarrja e Përpunim Drurit. Shfaqjet e dhena prej tyre, qytetet ku kanë shkuar, skenat ku kanë bërë për të qeshur, janë të panumërta.

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?time_continue=18&v=W4T3QNvmdDE