Home ShowBiz Në pritje të një fëmije, Klea Huta flet për herë të parë
Në pritje të një fëmije, Klea Huta flet për herë të parë
0

Në pritje të një fëmije, Klea Huta flet për herë të parë

0
0

Klea Huta është një showgirl që tërheq gjithmonë vëmendjen e medias me çdo gjë që bën, pasi vazhdimisht e kemi parë si moderatore, aktore, madje edhe si këngëtare.

E ftuar në emsionin “Rudina”, Klea Huta u pyet rreth lajmit që u përhap me shpejtësi në mediat rozëse se ajo dhe i fejuari i saj, këngëtari Elgit Doda, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Por gjatë intervistës Klea Huta i dha fund dyshimeve duke thënë se nuk është shtatzënë, por për shkak të angazhimeve kam lënë pas dore aktivitet fizike dhe kam shtuar disa kilogramë.

“Është diçka krejtësisht tjetër nga lajmi që portalet po konsumojnë ditët e fundit. Duke qenë se jemi personazhe publikë duam të kemi një imazh të kuruar në Instagram. Duke parë se si bota i menaxhon rrjetet sociale kam bërë kërkime se si ta kem imazhin në Instagram dhe kam menduar që disa foto t’i bëj në mënyrë më të rregullt. Ky është kuptimi i fotos. Më ka dalë nami që tek ti them jo sot dhe pastaj del po, por këtë herë është jo vërtetë. Ky lajm u ezaurua dhe më vjen keq që kur të ndodhë vërtetë nuk do të ketë impaktin e duhur. Kam shtuar disa kile, sepse për shkak të angazhimeve nuk jam marrë me aktivitet fizik, por janë vetëm kile ama dhe do t’i heqim. Unë përpiqem të shkoj tre herë në javë në CrossFit. Regjimi ushqimor për një trup të shëndetshëm është shumë i rëndësishëm. Më parë unë haja çdo gjë dhe nuk shëndoshesha, por tani kam kuptuar që nuk mund t’i ha dot të gjitha”, – u shpreh Klea.

Link:https://www.youtube.com/watch?v=Fwn2An27eL4

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByIfR3mhkES/