Lorena Haliti, është një modele shqiptare, e cila prej kohësh po korr sukses në SHBA. E ftuar në emisionin “E Diell”, Lorena ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta e saj profesionale, por edhe private në SHBA.
Megjithëse e rritur jashtë vendit, Lorena ka habitur teksa e pyetur nga gazetari Ervin Kurti ka zbuluar se e do burrin shqiptar dhe se që tani ka nisur të mësohet me të gjitha traditat shqiptare.
“Ti je një vajzë që po jeton në Amerikë, të dashurin ose burrin si e do? E do të huaj apo shqiptar?”, e pyet gazetari.
“Shqiptar tërësisht!” , ka thënë modelja e famshme.
“Po a je e përgatitur për të pasur një burrë shqiptar, i di traditat?”, e pyet Ervini.
“Po traditat shqiptare i kam mësuar. Për shembull çajin di ta bëj, tani kam mësuar të bëj edhe piten, edhe enët di me i la. S’ka lidhje nëse je modele a jo, rëndësi ka si të ka rritur familja, kulturën edhe traditën e shqiptarëve nuk e harroj dhe nuk e lëshoj”, ka thënë Lorena duke qeshur.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=5ww5ie17tsI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw9rNbLHhzz/