Modelja shqiptare Lorena Haliti prej kohësh po korr sukses në SHBA. E ftuar në emisionin “E Diell”, Lorena ka rrëfyer disa të pathëna nga jeta e saj profesionale, por edhe private në SHBA.
Po ashtu i ftuar në emision ishte edhe këngëtari Dren Abazi, i cili ka rrëfyer pranë publikut detaje nga karriera e tij, por dhe jeta private.
Ndërkohë, teksa ishin të pranishëm në studion e emisionit “E Diell”, moderatori Edi Manushi preferoi që të prezantonte modelen Lorena Haliti me këngëtarin Dren Abazin.
E ndërkohë në këtë momente, Dreni teksa ka takuar modelen, ka preferuar që ti puthë dorën. Një gjest mjaft fisnik ky nga këngëtari, i cili nuk pritej nga publiku!
Link: https://www.youtube.com/watch?v=5ww5ie17tsI
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByNcGJbgzwX/ https://www.instagram.com/p/Bx692wOnCtH/