Meghan nuk duron rregullat strikte të Buckingham Palace, merr vendimin e rëndësishëm
Meghan Markle ka vendosur që të largohet nga Buckingham Palace. Si ç duket protokolli i Pallatit Mbretëror të ‘Buckingham Palace” ka rregulla strikte dhe shumë detyrime dhe për këtë arsye dukesha e Sussex është mërzitur.
Sipas Express.uk, përveç kësaj Meghan është lodhur dhe me faktin se gjithmonë duhet të jetë një hap pas princit William dhe kunatës së saj, Kate.
Rob Shuter, gazetar dhe prezantuesi në radio, i cili ka folur në’ iHeart Radio Show” Meghan së bashku me bashkëshortin Harry dhe djalin Archie është duke menduar largimin drejt Los Angeles. Sipas tij Meghan është mësuar gjithmonë të jetë të qendër të vëmendjes dhe nuk është e lumtur që të jetë në vend të dytë.
Sipas burimeve bëhet e ditur se brenda Familjes Mbretërore ka pasur shumë biseda rreth Princit Harry dhe Meghan që përkohësisht janë duke lëvizur në Afrikë, por kjo nuk do të ndodhë sepse Meghan po planifikon të kthehet në Amerikë me foshnjën dhe bashkëshortin, Princ Harry.
Link:https://www.instagram.com/p/BwR0wNFB1KI/
Burimi i fotos: https://www.express.co.uk/life-style/life/1137225/meghan-markle-news-prince-harry-latest-moving-to-us-america