Home Aktualitet Humb djalin në një aksident rrugor, këngëtari bën gjestin sublim
Humb djalin në një aksident rrugor, këngëtari bën gjestin sublim
0

Humb djalin në një aksident rrugor, këngëtari bën gjestin sublim

0
0

Këngëtari i muzikës country, Granger Smith ka reaguar për herë të parë, pas humbjes së djalit e tij 3-vjeçar në një aksident tragjik, tre ditë më parë.

Në një postim në rrjetet sociale, këngëtari i njohur shpreh dhimbjen e madhe që ka përjetuar, por gjithashtu ai zbulon edhe vendimin që ka marrë. Smith zbuloi se do të dhurojë organet e djalit, në mënyrë që një fëmijë tjetër që është sëmurë, të ketë një mundësi të dytë për të jetuar.

“Më duhet të jap një lajm të paimagjinueshëm. Kemi humbur djalin tonë të vogël, River Kelly Smith, si pasojë e një aksidenti tragjik dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mund të mbijetonte. Familja jonë është e hidhëruar, por gjejmë ngushëllim duke e ditur se ai është në krahët e Zotit.

Amber dhe unë kemi marrë vendimin, të bëjmë të mirën tonë të fundit për djalin dhe të dhurojmë organet e tij, në mënyrë që fëmijëve të tjerë që janë sëmurë t’u jepet një shans i dytë për të jetuar.

Gëzimi që ai solli në jetën tonë nuk mund të shprehet dhe drita e tij do të jetë përgjithmonë në zemrat tona. Nëse ka fjalë për të thënë më shumë, unë nuk mund t’i gjej në këtë moment. Nuk ka pasur kurrë një moment më të vështirë për ne se sa kjo.

Në vend të luleve ose dhuratave, ju lutemi dërgoni donacione në Qendrën Mjekësore të Dell Fëmijëve në emrin e djalit tonë.”- shkruan Smith në Instagram.

Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByYJF-0JHaq/

Link: https://www.instagram.com/p/ByP12dpJEPl/

Link: https://www.instagram.com/p/BxkwsDaALd2/