Home Aktualitet Pas lindjes së djalit, shfaqet për herë të parë Meghan Markle
Pas lindjes së djalit, shfaqet për herë të parë Meghan Markle
0

Pas lindjes së djalit, shfaqet për herë të parë Meghan Markle

0
0

Dukesha e Sussexit, Meghan Markle ka bërë daljen e parë publike, që pas lindjes së djalit të saj, më 6 Maj të këtij viti.

Princ Harry dhe Meghan Markle vendosën që ta pagëzonin me emrin Archie, të voglin e tyre.

Familja Mbretërore është shfaqur sot në aktivitetin “Trooping the Colour”, një event i mbajtur për të festuar ditëlindjen e Mbretëreshës Elizabeth.

Megjithatë vëmendja kryesore e mediave ishte për mamanë e re, Meghan Markle, e cila u pa e veshur me një fustan blu të errët, kombinuar me një kapele.

Meghan dhe Princ Harry, parakaluan në një karrocë për tu bashkuar me Familjen Mbretërore, ku ishin të pranishëm mijëra spektatorë, për të parë 1,400 trupa, 400 muzikantë dhe 200 kuaj të marshimit në paradë.

Katër gjenerata të familjes mbretërore pastaj u mblodhën në ballkon e Pallatit të Buckinghamit për të parë fluturimin tradicional të RAF-it, i cili paraqiste aeroplanët moderne Typhoon dhe avionët historikë, si Spitfire, Hurricane dhe Lancaster.

https://www.instagram.com/p/BycdH_Qorl7/

Link: https://www.instagram.com/p/BycdH_Qorl7/

https://www.instagram.com/p/BycchC5ITzA/

Link: https://www.instagram.com/p/BycchC5ITzA/

https://www.instagram.com/p/ByczvRTiGol/

https://www.instagram.com/p/ByceuMQo1jx/

Link: https://www.instagram.com/p/ByceuMQo1jx/

Link: https://www.instagram.com/p/ByczvRTiGol/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByczvRTiGol/