Ajo është cilësuar si një nga “juristet më seksi në Shqipëri” dhe ka mijëra ndjekës në Instagram. Po flasim për Redona Koçin e cila është një prej vajzave shqiptare më tërheqëse në rrjetet sociale.
Krahas profesionit të saj ajo vazhdon edhe karrierën si modele, ku nuk mungojnë fotot me të brendshme që duket se janë të preferuarat e saj.
Ajo ka rrëfyer rrëfen jetën e saj jashtë virtualitetit në një intervistë për “Panorama Plus”.
Pjesë nga intervista
Paraja për ty është qëllim në vetvete, dhe si do e shtosh pasurinë?
Paraja është diçka, por nuk është gjithçka. Sa për pasurinë, po rritet pak nga pak (qesh).”
Ç’të duket e padrejtë në mënyrën si meshkujt sillen me femrat në Shqipëri? Ti vetë çfarë nuk do të toleroje?
Një ndër elementët kryesore dhe të patolerueshëm është dhuna ndaj femrës. Kjo është ndër faktorët kryesorë, të cilin unë nuk do e toleroja, që femra të diskriminohet brutalisht.
Në një intervistë je shprehur se të kanë bërë ofertë pune me një shumë të madhe. Cila është shifra më e madhe që të kanë propozuar?
Shifrat janë të mëdha dhe të ndryshme, por futen te të parëndësishmet, për mua, kur në punë mungon korrektësia, disiplina dhe serioziteti, kulturë e cila mungon në vendin tonë, fatkeqësisht.”
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwaROoqhb3E/