Home ShowBiz 14 ndeshje pa humbje, këngëtari shqiptar shpërthen në gëzim pas fitores së Kosovës
14 ndeshje pa humbje, këngëtari shqiptar shpërthen në gëzim pas fitores së Kosovës
0

14 ndeshje pa humbje, këngëtari shqiptar shpërthen në gëzim pas fitores së Kosovës

0
0

Përfaqësuesja e Kosovës fitoi dje 3-2 ndaj Bullgarisë, duke konfirmuar se është një nga ekipet më në formë në Europë.

Kjo për arsyen se, si asnjë skuadër tjetër në kontinent, ajo sapo ka regjistruar ndeshjen e 14-të radhazi pa pësuar asnjë humbje.

Gjatë kësaj periudhe, skuadra e drejtuar nga Bernard Challandes ka regjistruar vetëm 5 barazime, ndërsa pjesa tjetër janë të gjitha fitore.

Megjithatë mbrëmjen e kaluar, performanca e përfaqësueses së Kosovës, ngriti në peshë zemrat e tifozëve shqiptarë që po ndiqnin me interes ndeshjen. Ndër to, kanë qenë edhe artistë të ndryshëm, të cilët kanë ndarë emocionet e tyre me ndjekësit.

Këngëtari Meda, i cili po ndiqte ndeshjen në banesën e tij, ka ndarë emocionet e fitores më ndjekësit, duke u gëzuar pafund për këtë sukses.

Link: https://www.instagram.com/stories/mehdin_pergjecaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BykF2gWhMXR/