Home ShowBiz E ftuara vë në siklet Rudina Magjistarin: “Pse nuk e shfaq vajzën?!”
E ftuara vë në siklet Rudina Magjistarin: “Pse nuk e shfaq vajzën?!”
0

E ftuara vë në siklet Rudina Magjistarin: “Pse nuk e shfaq vajzën?!”

0
0

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, e cila pre vitesh drejton emisionin e pasditës në “Tv Klan”. Megjithatë edhe pse ka gjithmonë interes për publikun, moderatorja ka preferuar që jetën private ta mbaj larg publikut.

Pikërisht këtë detaj, ja ka vënë re kolegia e saj, Ermira Causholli e cila ishte e ftuar pikërisht për të folur për emocionet e ardhjes në jetë të vajzës së saj.

Gjatë bisedës në studio, Ermira u shpreh se e ndjen për detyrë ndaj publikut që t’i shfaqë momentet e saj më të bukura duke përmendur faktin që shumë personazhe të njohur nuk e bëjnë këtë pasi besojnë tek besëtytnitë.

“Shumë njerëz vuajnë nga besëtytnitë, jo mos e marrin mësysh, jo është e vogël mos e nxirr në foto, unë dua të ndaj me publikun çdo moment, edhe atë më të vështirin”, u shpreh Ermira.

Pas këtij komenti, Rudina Magjistari sqaroi se ajo vogëlushen e saj, Mia preferon mos ta shfaqë në ekran dhe shpesh nëpër foto sepse për të do të ishte një peshë e madhe.

“Ndryshe nga ty kam zgjedhur që për momentin mos ta shfaq vajzën time sepse mendoj që vëmendja e tepërt mund të ishte një peshë e madhe për të. Dëshira ime është shumë e madhe që t’i ndaj këto momente. Mezi e përmbaj veten për të mos e ndarë me publikun”, i tha Rudina.

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/Byk4Au7BSkv/