Home ShowBiz Thuhet së bën jetë luksoze, Shyhrete Behluli zbulon të ardhurat që merr nga muzika
Thuhet së bën jetë luksoze, Shyhrete Behluli zbulon të ardhurat që merr nga muzika
0

Thuhet së bën jetë luksoze, Shyhrete Behluli zbulon të ardhurat që merr nga muzika

0
0

Këngëtarja e njohur kosovare Shyhrete Behluli prej vitesh është pjesë e muzikës shqiptare, e cila njihet për performancën e saj gjatë gëzimeve familjare.

E ftuar së bashku me nusen e djalit Lareta Jakupin, në studion e “Ftesë në Pesë”, këngëtarja ka ndarë disa detaje nga jeta familjare.

Në vijim të bisedës për karrierën, Shyhretja tregoi se këngën e ka pasion, duke pranuar më pas që fatmirësisht merr edhe të ardhura të mira nga ky profesion, por me rëndësi sipas saj është familja.

“Falë Zotit kemi edhe të ardhura të mira prej këngës, jo aq sa mendojnë njerëzit, por për një jetë mesatare normale. Nuk mendoj asnjëherë për pasuri se kam dëshirë që së pari të kem një familje të shëndoshë e të jemi mirë me shëndetin, se pasuria nuk ka skaj. Nuk kërkoj të kem shumë, kërkoj të kem harmoni në familje e kjo është në rend të parë. Për të tjerat, çfarë të sjellë Zoti, janë të mirëseardhura”, tha ajo.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=QJQcI1OsLG8

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BykummyhNrz/