Home ShowBiz Labinot Rexha dhe Dorisa publikojnë këngën më të re “Hajde”
Labinot Rexha dhe Dorisa publikojnë këngën më të re “Hajde”
0

Labinot Rexha dhe Dorisa publikojnë këngën më të re “Hajde”

0
0

Këngëtari i mirënjohur Labinot Rexha nuk ka të ndalur me produktivitetin e tij në muzikë.

Këtë herë, këngëtari i talentuar, sapo ka publikuar këngën me titull “Hajde”, në bashkepunim me këngëtaren Dorisa Pacolli.

Stili dhe zëri i tyre i veçantë, bëjnë që kënga të ketë një harmoni melodie, që padyshim do të rezultojë mjaft e suksesshme për publikun.

Kënga vjen e shoqëruar edhe me një videoklip, të realizuar me pamje të mrekullueshme të natyrës, ku shfaqen duke interpretuar dy këngëtarët.

Muzika dhe teksti këngës janë realizuar nga B2N, ndërkohë që video është realizuar nga “Loni Production”.

Labinot Rexha ka pasur bashkëpunime të suksesshme me këngëtarë të njohur në tregun muzikor shqiptar, si reperi Stresi, Kallashi, B2N.

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=1gUp0C-LZOM