Home Sport Maradona shfryn ndaj Messit dhe skuadrës: “Bij k*rvash, po ofendoni fanellën”
Maradona shfryn ndaj Messit dhe skuadrës: “Bij k*rvash, po ofendoni fanellën”
0

Maradona shfryn ndaj Messit dhe skuadrës: “Bij k*rvash, po ofendoni fanellën”

0
0

Humbja 2-0 e Argjentinës kundër Kolumbisë në debutimin e trajnerit Scaloni në “Copa America” vazhdon ka nxitur kritika të shumta ndaj skuadrës dhe lojtarëve.

Kjo humbje nuk është pritur aspak mirë edhe nga legjenda e njohur e futbollist argjentinas Diego Armando Maradona.

Përmes nje audiomesazhi, Maradona nuk e ka përmbajtur veten, duke shfryrë përkundrejt lojtarëve me fjalë të rënda.

“Kjo të bën të mendosh se edhe Tonga (mbretëri polineziane me më tepër se 170 ishuj në Paqësorin e Jugut, shumë e pabanuar) mund të na mundë”, – tha fillimisht Maradona.

“Ekziston një prestigj, që ne e kemi ndërtuar me shumë mund, duke marrë shumë goditje. Cila është fanella? Ju po ofendoni fanellën, bij kurvash! E mbani mend kur të gjithë dolëm në Peru, kur e thyen autobusin…? Çfarë ka mbetur nga të gjitha këto?”, tha mes kritikash ai.

Maradona ndodhet aktualisht në Argjentinë, pasi vendosi që të ndërpresë karrierën e tij si trajner për t’i dhënë përparësi shëndetit të tij, pasi javë e ardhshme do ti nënshtrohet dy operacioneve.

Kjo është arsyeja pse ai vendosi të mos zgjasë kontratën me Dorados de Sinaloa, ekipin e futbollit meksikan me të cilin ai ishte në prag të promovimit në dy raste.

Link: https://www.clarin.com/deportes/seleccion-nacional/diego-maradona-exploto-duro-mensaje-derrota-seleccion-camiseta-sentis-madre_0_6Jxyvyu4A.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw_O5DrFGhM/ https://www.instagram.com/p/BbJ1do1HKds/