Moderatorja Aulona Musta është shumë aktive në rrjetet sociale dhe ndiqet nga shumë persona në Instagram.
Prej kohësh moderatorja, ka krijuar imazhin e një vajze që kujdeset për shëndetin fizik, ndërkohë që shumë vajza influencohen nga mënyra e saj e jetesës.
Megjithatë siç ndodh shpesh me personazhet publike në rrjetet sociale, edhe Aulona haset me komente të ndryshme nga ndjekësit.
Së fundmi, moderatorja ka publikuar një foto nga pushimet, ku shfaqet në super formë. Por megjithatë disa nga ndjekësit i shkruajnë se ka një trup mashkulli.
“Na e shpife me kete trup mashkulli!”- shkruan një ndjekës. Megjithatë Aulona nuk heziton që t’u kthejë përgjigje, duke u treguar ndjekësve se ajo është adresa e saj dhe publikon çfarë dëshiron.
Link dhe burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Byx8FEphgdC/