Home ShowBiz Publikohet video, Efi Gjika zbulon prapaskenat e xhirimit të klipit “Happy Birthday”
Publikohet video, Efi Gjika zbulon prapaskenat e xhirimit të klipit “Happy Birthday”
0

Publikohet video, Efi Gjika zbulon prapaskenat e xhirimit të klipit “Happy Birthday”

0
0

Me datën 1 qershor, në festën e fëmijëve, Efi Gjika publikoi klipin e këngës së saj “Happy Birthday”.

Një këngë kjo argëtuese dhe shumë tërheqëse, ndërkohë që është e posaçme për festën e ditëlindjes së çdo personi.

Ndërkohë së fundmi në kanalin e saj zyrtar në You Tube, Efi Gjika ka publikuar edhe parpaskenat e xhirmit dhe promovimit të këngës së saj “Happy Birthday”.

Në këtë video tregohet kënaqësia dhe përpjekja e Efit, për të realizuar idenë e saj origjinale për xhirimin e klipit.

Efi udhëtoi drejt Pragës për të xhiruar klipin e saj, ndërkohë që ka ndarë me publikun edhe momentet e kur takohet me Ellie Lollipopz (Eliska), pikërisht vajzën e cila festonte ditëlindjen.

Ellie Lollipopz (Elka) ishte vajza fatlume, e cila fitoi konkursin e shpallur nga Efi në Instagramin e saj efigjika. Në ditëlindjen e saj, Efi e surprizoi duke i kënduar këngën “Happy birthday”, të cilën tashmë e ka publikuar për publikun në kanalin e saj në You Tube.

Po ashtu Efi ka publikuar edhe momentet e promovimit të klipit “Happy Birthday”, në ambientet e Amfiteatrit pranë Liqenit Artificial, ku ishin të pranishëm shumë qytetarë.

Kujtojmë se Efi Gjika u bë e njohur për audiencën shqiptare, pasi përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Barbie”, në festivalin “Junior Eurovizion Song Contest 2018”.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=8j9SgZnqx88

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=kTEniVsNkoE