Home ShowBiz Zbulohet dhurata e veçantë që Gaz Paja ka marrë nga kolegët e “Portokalli”
Zbulohet dhurata e veçantë që Gaz Paja ka marrë nga kolegët e “Portokalli”
0

Zbulohet dhurata e veçantë që Gaz Paja ka marrë nga kolegët e “Portokalli”

0
0

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira Seferi, i dhanë fund beqarisë pak ditë më parë, në një ceremoni luksoze.

Të ftuar në këtë ceremoni ishin shumë personazhe VIP, ndërkohë që disa nga momentet e festës u ndanë nga kolegët e aktorit edhe në rrjetet sociale.

Aktorja, Delinda Disha ka rrëfyer se të gjithë së bashku, kolegët e Portokallisë i kishin përgatitur një këngë, dedikuar aktorit.

“Dasma shkoi shumë mirë, më pëlqeu. Ata e kishin bërë të dy bashkë. Ishte dasmë masive e organizuar… Me thënë të drejtën ishte surprizë për Gazin sepse ne i bëmë dhe në këngë. Kënga ishte për Gazin që u martua, krijoi familje,”- u shpreh Delinda Disha në “Thumb”.

Delinda gjithashtu ka shtuar se janë kënaqur shumë në dasmën e kolegut të tyre, sepse atë ditë koencidoi dhe ditëlindja e Marin Orhanasit dhe atmosfera mes kolegësh ishte shumë e bukur.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ZTE4qp8yNpw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByLb8x_gWwL/