Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare Rita Ora, duket se ka probleme me shëndetin. Këngëtarja shqiptare nuk ia ka dalë që të jetë e pranishme në festivalin “Salstice” në Iceland, për shkak të një problemi shëndetësor dhe kështu që i është dashur ta anullojë.
Ka qenë vetë këngëtarja që ka publikuar një foto në ‘Instastory’ ku i ka shpjeguar të gjithë ndjekësve se arsyeja e anullimit ka qenë një infeksion në gjoks.
“Jam shumë e mërzitur për të gjithë që do vinin në Solstice në Islandë, që unë do të mund të performoja ashtu siç ishte e planifikuar. Kam probleme me një infeksion në gjoks që po vazhdon të kthehet kohë pas kohe, dhe jam këshilluar që të marrë pak kohë pushim që të rikuperohem. Isha shumë e gëzuar që do të kaloja kohë në Islandë dhe të isha pjesë e këtij festivali. Anulimet asnjëherë nuk i pres mirë, sepse jam shumë mirënjohëse për cdo mundësi që kam për të performuar. Jam veçanërisht e zhgënjyer dhe zemërthyer sepse po zhgënjej fansat e mi. Më vjen keq që nuk mund të jem aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetje. Mezi po pres që të festojmë Solstice 2020!” , ka shkruar Rita.
Link: https://www.instagram.com/stories/ritaora/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bys3NXwl9jc/