Vdes babai i reperit të njohur, nuk e takoi kurrë…
Babai i reperit të njohur Eminem, Marshall Bruce Mathers Jr, ka ndërruar jetë në moshën 67 vjeçare.
Siç raporton TMZ ai kurrë nuk e takoi djalin e tij, emri i vërtetë i të cilit është Marshall Bruce Mathers III, megjithëse ylli i repit ka shkruar shpesh për babanë e tij në këngët e tij, duke e akuzuar atë për braktisjen e familjes.
Babai i Eminem vdiq në Fort Wayne, Indiana, ndërsa fqinjët e tij treguan përmes rrjeteve sociale se ai vdiq nga atak në zemër.
Megjithëse kurrë nuk u takua me babain, Eminem fliste për të në këngët ‘My Name Is’ dhe ‘Cleanin ‘Out My Closet’.
Bruce u martua me Debbie-n kur ishte 22 vjeç dhe ajo vetëm 15 vjeç. Pas dy vitesh erdhi në jetë Eminem dhe pak më vonë ai e braktisi familjen.
Link: https://www.tmz.com/2019/06/26/eminem-father-marshall-bruce-mathers-dead/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Buo0IolH42a/