Home ShowBiz Nora Istrefi sqaron për herë të parë të vërtetën për ndarjen nga Roberti
Nora Istrefi sqaron për herë të parë të vërtetën për ndarjen nga Roberti
0

Nora Istrefi sqaron për herë të parë të vërtetën për ndarjen nga Roberti

0
0

Këngëtarja e njohur Nora Istrefi, e ftuar dy javë më parë në emisionin “Xing me Ermalin”, bëri një deklaratë e cila u keqkuptua nga publiku.

Teksa Ermali e pyeti, se çfarë ka thënë Roberti ndaj Tunës, Nora u përgjigj se nuk i pëlqejnë aspak megjithatë ajo e respekton partnerin.

“Jo nuk jam dakord, sepse unë nesër edhe nëse nuk do të jem me Robertin ai mbetet babai i fëmijës tim të shtrenjtë, kështu që pavarësisht se çfarë do të ndodhë, se jetës nuk i dihet, unë e respektoj shumë Robertin”, u shpreh Nora.

Kjo deklaratë u keqkuptua dhe në media dolën lajme se Nora dhe Roberi i kishin dhënë fund martesës së tyre.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Mirage”, Istrefi i ka hedhur poshtë këto pretendime duke treguar se lidhja mes saj dhe bashkëshortit vazhdon të jetë perfekte.

“Njeriu mendohet t’i shpjegojë me detaje disa gjëra dhe mund të keqkuptohet. Ne vazhdojmë të jemi të dashuruar, vazhdojmë të jemi prindër, vazhdojmë të jemi bashkë të lumtur”, tha Nora.

Ndër të tjera ajo ka treguar se kur të vijë koha, do të heqë dorë nga muzika ose do të bëjë një pauzë të gjatë, për t’u marrë me ndonjë biznes.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=YYTfN1scmVw

Buirimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxnVAq_Ffhy/