Home ShowBiz Almeda Abazi e paska të qartë çfarë dëshiron për djalin kur të bëhet 4 vjeç!
Almeda Abazi e paska të qartë çfarë dëshiron për djalin kur të bëhet 4 vjeç!
0

Almeda Abazi e paska të qartë çfarë dëshiron për djalin kur të bëhet 4 vjeç!

0
0

Ish miss Shqipëria Almeda Abazi u bë mama pak muaj më parë e një djali, të cilin e pagëzoi me emrin Efehan.

Bukuroshja shqiptare nuk ka nguruar që të ndajë foto shumë të bukura me të voglin e saj, ndërkohë që shprehet se mëmësia i ka ndryshuar jetën.

Në një intervistë për revista Who, Almeda ka rrëfyer ndër të tjera edhe se si përkujdeset për djalin, madje ka zbuluar edhe se çfarë dëshiron  për djalin kur të rritet.

Mami apo vjehrra, kush ndihmon më shumë me Efehan?

Të dyja, por siç thashë për mamin tim është diçka që e ka përjetuar përsëri së fundmi, prandaj është më e lehtë për të…

Dado, apo gjyshe, cila mendon ti se është zgjidhja më e mirë?

Vendin e gjyshes asnjëherë nuk e zë njeri besoj…

Çfarë ëndrrash thur për të?

Në shtatzëni dëgjoja vetëm muzikë klasike, tingujt e pianos më qetësonin shumë, gjatë lindjes po ashtu, por edhe tani. Efehan i ka gishtat e dorës të gjatë dhe të hollë prandaj kam shprehur dëshirën të bëhet pianist. Besoj se do të jetë gjëja e parë që unë do bëj kur ai të bëhet 4 vjeç, ta çoj në kurs për piano, por sigurisht është vendimi i tij çfarë do që të bëhet më vonë.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxvFTSSlZ74/