Home ShowBiz Robert Berisha liston arsyet se pse nuk do të bashkëpunojë me Era Istrefin
Robert Berisha liston arsyet se pse nuk do të bashkëpunojë me Era Istrefin
0

Robert Berisha liston arsyet se pse nuk do të bashkëpunojë me Era Istrefin

0
0

Këngëtari i njohur Robert Berisha deklaroi pak ditë më parë se nuk do të bashkpunonte me këto artistë të tregut muzikor shqiptar.

Fjala ishte për Tayna-n, Tunën, Kidën dhe Remzie Osmanin, për të cilat Roberti tha sot se ishin emra rastësorë që i erdhën në mendje, dhe jo se ka diçka që nuk shkon me to.

Megjithatë, i ftuar në emisionin “Wake Up”, ai nuk la vend për dyshime kur tha se nuk do të bëjë kurrë një bashkëpunim me Era Istrefin!

“S’e besoj që do të ndodhë ndonjëherë. Kjo pasi Era ka një kontratë me një label që është shumë i njohur, Ultra Sonic. Edhe zhanrin s’e kemi të njëjtë kështu që s’e besoj se do të ndodhë ndonjëherë”.- u shpreh ai.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=x6Fflexnz48

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzfNgzUAAvD/