Home ShowBiz Albi Nako flet për herë të parë për ndarjen nga Alba Hoxha
Albi Nako flet për herë të parë për ndarjen nga Alba Hoxha
0

Albi Nako flet për herë të parë për ndarjen nga Alba Hoxha

0
0

Në mediat rozë është përfolur së fundmi se koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmet për ndarjen e çiftit nisën kur ata e hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe nuk u panë më bashkë.

I ftuar dje te “Rudina”, Albi foli për herë të parë për lajmet e fundit duke u shprehur se nuk vendosin prindërit për jetën e tij.

“Mes meje dhe Albës ka pasur gjithmonë një raport korrekt profesional dhe miqësor. Ajo çfarë vura re tek portalet ishte një çështje e mos ndjekjes në Instagram. Ishte një pakt që e bëmë me Albën bashkë që të mos e ndiqnim më njëri-tjetrin sepse po i merrnim fansat njëri-tjetrit.

Më pas ndodhi një lumë lajmesh deri në mosaprovim nga ana e prindërve, gjë që m’u duk qesharake sepse nuk diskutohet që për jetën time nuk mund të vendosin prindërit. Në këtë moshë unë padyshim duhej të isha prind vetë, jam i rritur. Di të them që jemi miq të mirë, bashkëpunëtorë të mirë dhe marrëdhënia vazhdon njësoj”, u shpreh Albi.

Link dhe burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=wWA6co9Dlxw