Home ShowBiz Emri që fshihet pas klipeve, kush është personi që ju garanton suksesin këngëtarëve?
Emri që fshihet pas klipeve, kush është personi që ju garanton suksesin këngëtarëve?
0

Emri që fshihet pas klipeve, kush është personi që ju garanton suksesin këngëtarëve?

0
0

Një këngë e bukur padyshim që të tërheq me melodinë, tekstin dhe zërin e këngëtarit, por një pjesë shumë të rëndësishmë zë edhe klipi qe e shoqëron.

Një klip i bukur, i kuruar deri në detaj i sjell këngëtarit dhe këngës akoma më shumë sukses.

E pas këtij suksesi qëndron një emër shumë i njohur ai i Sami Lekës i cili është ndër më të talentuarit në fushën e editimit dhe post produksionit.

Ai ka më shumë se 15 vite eksperiencë në këtë fushë dhe deri tani numëron gati 5000 videokliope e bashkëpunime me emra të njohur të artit.

Emri i tij është përmendur shpesh nga artistët me të cilët ka bashkëpunuar si një histori suksesi.

Në listën e gjatë të bashkëpunimeve numërohen rreth 300 artistë me të cilët Samiu ka punuar për klipet e tyre.

Ndër emrat më të njohur të kësaj liste përmendim Aurela Gaçe, Dhurata Dora, Enca, Alban Skënderaj, Miriam Cani, Çiljeta, Bleona, Samanta Karavello, Fiolla Morina,

Irma & Eranda Libohova, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Noizy, Stresi, Rozana Radi, motrat Istrefi, Elita 5, Ermal Mamaqi, Dafina Zeqiri,

Anjeza Shahini, Alberije Hadergjonaj, Eneda Tarifa, Luana Vjollca,

Xhensila Myrtezaj, Olta Boka, Orgesa Zaimi, Orinda Huta, Alban Ramosaj, Ylli Baka e shumë të emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare.

https://www.instagram.com/p/B1bwkF9gDii/ https://www.instagram.com/p/B0Gku18nUry/ https://www.instagram.com/p/B0jAmFkgC_C/

Link: https://www.instagram.com/sami.leka/

Lajmi u përgatit nga: Luljeta Xhaxhiu