A është zënë Anxhela Peristeri me Erik LLoshin?? Këngëtarja e thotë copë, nuk pritej reagimi i Erikut..
Kohët e fundit u përfol gjatë në media për një sherr të mundshëm midis Anxhela Peristerit dhe Erik LLoshit.
Zërat për prishjen e miqësisë disa vjeçare u përforcuan edhe më shumë nga mungesa e Anxhelës në dasmën e Erikut pak ditë më parë.
Por duket se në këtë mes nuk ka asnjë gjë të vërtetë, edhe nëse këngëtarët kanë pasur ndonjë mosmarëveshje, duket qartë që e kanë lënë pas krahëve.
Ka qënë Anxhela ajo që i ka shuar përfundimisht dyshimet, duke e uruar Erikun për këngën e tij të re. “Shumë urime Erik Lloshi, dashuria të frymëzoftë për këngë më të bukura”, thotë Angela në postimin e saj, ku ka shpërndarë një moment nga klipi i këngës së Erikut.
Nga ana tjetër këngëtari ka reaguar duke falënderuar Angelën me një koment me dy zemra.
Link: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/
Link: https://www.instagram.com/eriklloshi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0_gTqLALhp/