Bëhen bashkë dhe këndojnë shqip në mes të New York, Albëria dhe Emina bëjnë krenar çdo shqiptar
0
0
Këngëtarja shqiptare Albërie Hadërgjonaj dhe modelja Emina Çunmulaj janë bërë bashkë në New York dhe kanë vendosur të tregojnë që janë shqiptare dhe mjaft krenare për këtë fakt.
Në disa video të publikura në instagramin e Eminës, shfaqet Albërie Hadërgjonaj ndërsa këndon shqip një këngë me çifteli.
Ndërsa në një tjetër video dikush tjetër i bie çiftelisë.
Ato të dyja janë ulur në një kafe buzë rruge në New York dhe duken shumë të lumtura ndërsa po këndojnë në shqip.
Albëria dhe Emina janë mjaft aktive në rrjetet sociale ndërsa shprehin vazhdimisht dashurinë për vendlindjen.
Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzOB2VznTNo/, https://www.instagram.com/p/B1Rzr57llzH/