Kërcen dhe këndon “Barbie Girl” me Albi Nakon, Hygerta Sako sapo thumboi rëndë “koleget”, videoja nuk duhet humbur
Moderatorja Hygerta Sako ka publikuar së fundmi në instagramin e saj një video të rallë të 22 viteve më parë.
Ajo shfaqet në skenën e festivalit të këngës në vitin 1997, ndërsa kërcen dhe këndon së bashku me Albi Nakon këngën e famshme “ Barbie Girl”.
Ajo është rikthyer pas në kohë kur ishte vetëm 20 vjeç ndërsa thotë se sot kjo i duket një performancë totalisht budallaqe, por në ato vite ishte e rallë.
“Shyqyr që s’më mori mendjen Zoti të bëhesha këngëtare”, thotë Hygerta duke thumbuar ato që sot tentojnë të bëhen këngëtare pa patur zë.
Më pas vendos t’ju mbyllë gojën të gjithë atyre që gjykojnë karrierën e saj në televizion, duke shkruar:
“Kjo video është një përshëndetje për të gjithë ata që janë shumë të vegjël ( në moshë apo mendje) dhe guxojnë të gjykojnë jetëgjatësinë time në television”.
Ish misi shqiptar prej mese dy dekadash është prezente në ekranet shqiptare.
Aktualisht ajo vijon me programin e saj sportiv në ekranin e “Radio Televizionit Shqiptar”
Link: https://www.instagram.com/p/B2Mo-OPA2nbYk9hC8MoiYY7AwQlrq6B-sV0ExY0/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwcZnHHnZ4V0RJdaGsLjkWFW5XWF06BKEEtVEA0/