Home ShowBiz Luana sapo na bëri lëmsh, ky sezon i ri ka ende surpriza që sua pret mendja..
Luana sapo na bëri lëmsh, ky sezon i ri ka ende surpriza që sua pret mendja..
0

Luana sapo na bëri lëmsh, ky sezon i ri ka ende surpriza që sua pret mendja..

0
0

Luana Vjollca ka premtuar surpriza  në këtë sezon të ri televiziv.

Atë do ta shohim sërish në ekranin e Top Channel, por ende nuk e dimë nëse do të drejtojë “Shiko kush luan”, apo do të vijë me një format të ri.

Në një foto të shpërndarë në Instagram, Luana shfaqet në zyrë përpara kompjuterit, ndërsa përpara ka një piatë me logon e emisionit të famshëm që drejtoi sezonin e kaluar.

Por krahas fotos ajo e shoqëron emrin e emisionit me disa pikëpyetje, duke mos dashur të zbulojë asnjë gjë tjetër.

Të shumta kanë qenë komentet e fansave, të cilët mezi presin ta rishohin moderatoren në ekran, ndërsa shumë të tjerë janë bërë kurioz për të ditur llojin e formatin që do të sjellë këtë sezon.

Por Luana nuk ka dashur të zbulojë më shumë, duke na e lënë surprizë deri në momentin e fundit.

https://www.instagram.com/p/B2OeJZ1H0GZ/

Link: https://www.instagram.com/p/B2OeJZ1H0GZ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0GVzbHHSgh/