Home Business / Technology Apple prezanton iPhone 11, ja sa do të kushtojë modeli i ri
Apple prezanton iPhone 11, ja sa do të kushtojë modeli i ri
0

Apple prezanton iPhone 11, ja sa do të kushtojë modeli i ri

0
0

Gjigandi Apple sapo na prezantoi me iPhoni 11, modeli më i ri, i cili do të hidhet në treg prej datës 20 shtator.

Të gjithë të interesuarit ndërkaq mund ta porosisin paraprakish këtë telefon duke nisur nga data 13 shtator.

Fokusi kryesor këtë vit është cilësia e kamerës me parametra më të larta se iPhone 10.

Paisja e re ka një lente prej 26 mm, dhe me një gradë më të gjerë fushëpamjeje, duke siguruar kështu një cilësi më të lartë të videove e fotove.

Gjithashtu “ Nigt Mode”, që nënkupton foto dhe video në orët e darkës, ndizet automatikisht tek iPhone 11 në momentin që fillon të errësohet.

Apple ndërkaq ka bërë publike edhe çmimin e këtij telefoni.

iPhone 11, do të kushtojë 699 dollarë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Evropë do të shitet mesatarisht për 729 euro.

Megjithatë çmimi nuk do të jetë njësoj në të gjitha vendet e Evropës, pasi do të variojë nga 729 euro deri në 839.

Më shtrenjtë ky telefon do të shitet në Itali me një çmim prej rreth 840 eurosh.

Link: https://www.techradar.com/news/iphone-11-release-date-price-news-and-features

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/photo-of-person-holding-iphone-1970139/