Home Aktualitet Femra zgjedh mashkullin ideal, “Top Channel” sjell versionin e “The Bachelor” në Shqipëri
Femra zgjedh mashkullin ideal, “Top Channel” sjell versionin e “The Bachelor” në Shqipëri
0

Femra zgjedh mashkullin ideal, “Top Channel” sjell versionin e “The Bachelor” në Shqipëri

0
0

Spektakli “E Diell” në “Top Channel” do të vijë këtë sezon me shumë surpriza.

Në faqen zyrtare të emisionit në Instagram sapo u njoftua se së shpejti do të nisë një rubrikë e re e cila është një version i “Beqarit”, një spektakël amerikan, ku një mashkull zgjedh mes disa femrave atë që e bën për vete.

I njëjti version do të vijë edhe në këtë spektakël, por këtë herë është femra ajo që zgjedh mashkullin ideal.

Ajo do të vendoset përballë disa meshkujve, do ti vendosë në provë dhe në fund do të zgjedhë atë që do ti bëjë më shumë përshtypje se të tjerët.

“Top Channel” sapo ka hapur regjistrimet për të gjithë ata që duan të marrin pjesë në spektaklin “Për’ Puthesh”,  i cili mendohet të ketë suksesin e spektakleve simotra në Itali dhe Amerikë.

https://www.instagram.com/p/B2Ogj-dg0Y6/

Link: https://www.instagram.com/p/B2Ogj-dg0Y6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0LXPnxAsjG/