Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi lidhën kurorë këtë të shtunë në një ceremoni të veçantë buzë detit.
Çifti u celebrua nga mikja e ngushtë e Jonidës, këngëtarja Elvana Gjata, ndërsa më pas miq e të afërm të tyre kanë ndezur atmosferën duke festuar deri në orët e para të mëngjesit.
Ceremonia e dasmës ishtë e veçantë dhe disi jashtë tradicionales, mesa duket edhe dita pas është po njësoj për Jonidën.
Ajo ka vendosur që një ditë pas dasme të mos ta kalojë me bashkëshortin, por me mikeshat e saj, duke festuar sërish me gota shampanje në duar.
Është aktorja Olta Gixhari ajo që ka postuar një foto në instastory, ku bën tag Jonidën dhe shkruan: “24 orë pas celebrimit”.
Çifti i ri akoma nuk ka thënë detaje se ku do të shkojnë për muaj mjaltit, mbetet vetëm ta shohim në ditët në vijim se cilin destinacion do të zgjedhin.
Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2HWzz7gdZA/