1. Home
  2. ShowBiz
  3. Urimi special i Alketës për “taramelen” në ditën e parë të shkollës, moderatorja emocionon me fjalët e veçanta
Urimi special i Alketës për “taramelen” në ditën e parë të shkollës, moderatorja emocionon me fjalët e veçanta
0

Urimi special i Alketës për “taramelen” në ditën e parë të shkollës, moderatorja emocionon me fjalët e veçanta

0
0

Dje ka nisur mësimi në të gjithë sistemin parauniversitar në vend, ku mijëra fëmijë janë rikther sërish në bankat e shkollës.

Me këtë rast nuk kanë munguar urimet kryesisht nga personazhet e njohur të ekranit të cilët kanë uruar jo vetëm fëmijët e tyre, por të gjithë ata që nisën shkollën.

Një urim i veçantë ishte ai i Alketës e cila zgjodhi të urojë të gjithë fëmijët dhe në veçanti Xhejzonin, fëmijën që spikati në emisionin “ Në kurthin e Piter Pan” me ëmbëlsinë e tij.

Ajo ka zgjedhur një foto së bashku me Xhejzon shkëputur nga emisioni si dhe një tjetër ku ai shfaqet përpara shkollës, për të uruar të gjithë fëmijët, ndërsa jep dy këshilla të rëndësishme lidhur me rëndësinë e dijes.

Ajo gjithashtu është shprehur e lumtur për Xhejzonin i cili është transferuar në Tiranë dhe ka nisur shkollën në kryeqytet falë shtëpisë dhe gjithë dashurisë që ju dhurua gjatë emisionit.

View this post on Instagram

Me kete foto dua ti uroj te gjithe femijeve nje vit shkollor fantastik! Dy shprehje ja perseris cdo dite femijeve te mi: 1.Dija eshte fuqi/ Knowledge is Power! As paraja, as fama, as pushteti, asgje nuk te jep dot autoritetin qe te jep dija! 2. Lideret jane Lexues / Leaders are Readers 🌸🌸🌸🌸 Jam lumturuar sot kur pashe mikun tim dhe mikun tuaj te vogel @xheison.bafti_official ne shkollen Mihal Grameno ne Kryeqytet! Familja e @xheison.bafti_official eshte zhvendosur ne Tirane ne shtepine e re qe ju mundesuat fale dashurise dhe zemres tuaj te madhe. Per te gjithe ata qe me shkruajne per Piter Pan; Audicionet do te zhvillohen ne Muajin Nentor! Deri atehere do te kemi caktuar datat! Suksese @xheison.bafti_official te gjithe shokeve te mi te vegjel tek Piter Pan 1 dhe 2, si dhe te gjithe femijeve tuaj qe uroj ti keni me jete dhe shendet! Zoti i bekofte te gjithe femijet!

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Link: https://www.instagram.com/p/B2e8bq1HEI1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bwu5Kelhtwe/