Home Aktualitet Mposht kancerin dy herë dhe fiton miliona në llotari, historia e rallë që emocionoi këdo
Mposht kancerin dy herë dhe fiton miliona në llotari, historia e rallë që emocionoi këdo
0

Mposht kancerin dy herë dhe fiton miliona në llotari, historia e rallë që emocionoi këdo

0
0

Një burrë nga Oregan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të konsiderohet pa frikë mashkulli më me fat në botë.

Ai blente gjithmonë bileta llotarie, ndërsa e shoqja i thoshte vazhdimisht që të kapte biletën fituese.

Në datën 7 shtator ajo nuk ja tha frazën rutinë, dhe pikërisht atë ditë ai zgjodhi biletën që do ti dhuronte plot 4,6 milion dollar.

“Unë jam vërtetë një njeri me fat, i kam mbijetuar kancerit dy herë dhe tani fitoj milionat në llotari, kjo është vërtetë mahnitëse”, thotë Stu MacDonald, burri më fatlum në botë.

Ekspertët thonë se të fitosh Jackpotin mega milion dollarësh është vërtetë shumë e rallë.

Madje një person ka më shumë probabilitet të bëhet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës sesa të fitojë një llotari të tillë.

Pasi fitoi llotarinë MacDonald nuk deshi të bëhej person publik.

Ai refuzoi të jepte intervista me figurë duke mos dashur të shfaqë në ekran fytyrën e tij

Link: https://www.koamnewsnow.com/news/shareable-stories/oregon-man-beats-cancer-twice-then-wins-46m-lottery/1121619845

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/abundance-bank-banking-banknotes-259027/