Eni Çobani humbet durimin, “Nuk zihet njeriu për një burrë”, ja videoja që po bën xhiron e rrjetit
Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në ekranin e televizionit “Klan”, është trajtuar një çështje aspak e lehtë e cila shkaktoi një situatë krejt të pazakontë.
Në studio u përballën bashkëshorja dhe e bija me bashkëjetuesen prej 23 vitesh të të shoqit.
Gratë degjeneruan në fyerje në atë farë pike, saqë e detyruan juristen Eni Çobani të humbasë durimin, ndërsa dëgjohet të thotë: “ Nuk zihet njeriu për një burrë, po çe do atë burrë”.
Këto fjalë janë përsëritur disa herë nga zonja Eni e cila këtë moment e ka shpërndarë edhe në instagramin e saj.
Ajo kërkon mirëkuptimin e të gjithë për të mos gjykuar dhe fyer askënd në një situatë të tillë.
Në një tekst që shoqëron videon Eni sqaron se respekton çdo opinion, por nuk i toleron fyerjet.
Link: https://www.instagram.com/p/B2uYywVhx0u/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2b6JXdhcRG/