Home ShowBiz U nda nga burri për tu lidhur me një femër, këngëtarja ndahet edhe nga e dashura
U nda nga burri për tu lidhur me një femër, këngëtarja ndahet edhe nga e dashura
0

U nda nga burri për tu lidhur me një femër, këngëtarja ndahet edhe nga e dashura

0
0

Pas vetëm 8 muaj martesë, por një lidhje shumë të gjatë, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund çdo gjëje.

Menjëherë pas vendimit në fjalë, këngëtarja shkaktoi jo pak rrëmujë në rrjetet sociale, sidomos pasi u pa të puthej me një femër.

Duket se e dashura e re e Mileyt ishte edhe shkaku i divorcit mes çiftit, por mesa duket ajo dhe blogerja e njohur Kaitlynn Carter’s nuk janë më bashkë.

Një burim për “People” tha se ato nuk po bashkëjetojnë më dhe përflitet se mund të jenë ndarë përfundmisht.

Vajzat u panë duke shkëmbyer puthje të zjarrta në Capri të Italisë ku po pushonin së bashku menjëherë pas ndarjes së Mileyt nga aktori.

Edhe Kaitlynn sapo ishte ndarë nga partneri i saj në atë kohë, por mesa duket romanca e tyre zgjati shumë pak.

Ato të dyja nuk kanë konfirmuar asnjë gjë, por burimet thonë se ky është një lajm i sigurtë, megjithatë vajzat vazhdojnë të jenë mikesha si më parë.

Link: https://stylecaster.com/miley-cyrus-kaitlynn-carter-breakup-reason/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1CQnO0JWoi/