Home Lifestyle Si të zgjohemi në mëngjes pa kafeinë, ja metodat më efikase
Si të zgjohemi në mëngjes pa kafeinë, ja metodat më efikase
0

Si të zgjohemi në mëngjes pa kafeinë, ja metodat më efikase

0
0

Shumë prej nesh e kanë të pamundur të zgjohen dhe të fitojnë energji për të përballuar ditën pa pirë më parë një kafe.

Por jo gjithmonë kafja është metoda më e mirë për tu ndier energjikë gjatë gjithë ditës.

Në shumicën e rasteve thjesht krijojmë varësi ndaj kafeinës dhe ndodh që të mos na japë asnjë efekt.

Më poshtë po ju rendisim disa metoda shumë herë me efikase për tu zgjuar sesa kafja.

  1. Hani mëngjes, asnjëherë mos dilni nga shtëpia pa ngrënë, kjo është një mënyrë mjaft e mirë për tu ndier energjikë
  2. Bëni ushtrime fizike. Aktiviteti fizik është më mirë të bëhët në mëngjes sepse shërben për të na zgjuar nga gjumi dhe për të na bërë ta nisim ditën më mirë.
  3. Merrni një vitamin B12 e cila do t’ju ndihmojë të luftoni lodhjen gjatë ditës.
  4. Stretchin, relakson muskujt dhe ju bën të ndiheni sikur sapo keni bërë masazh.
  5. Pini ujë, niseni ditën me një gotë ujë të ngrohtë dhe do të rimblidhni forcat për një ditë të re.
  6. Qeshni dhe vetëm qeshni, do t’ju përmirësojë humorin dhe do t’ju largojë energjitë negative
  7. Dëgjoni muzikë ritmire, tashmë e dimë mjaft mirë se muzika dhe humori i mirë kanë lidhje me njëri tjetrin.
  8. Dilni jashtë dhe merrni ajër të pastër në një park apo ambjent të gjelbëruar para se të nisni punën.

Nuk është e domosdoshme që ti respektoni të gjitha pikat, por mjaftojnë të paktën dy ose tre prej tyre për të qënë energjikë gjatë gjithë ditës.

Link: https://www.bustle.com/p/how-to-wake-up-in-the-morning-without-caffeine-according-to-science-8140035

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/warm-coffee-drink-1684151/