Këngëtaren e njohur shqiptare Dua Lipa e kemi parë gjithmonë me të njëjtin look.
Ajo asnjëherë nuk ka eksperimentuar me pamjen e saj, që nga momenti kur doli në publik e deri më sot ajo është shfaqur me të njëjtën ngjyrë dhe model flokësh.
Por mesa duket së fundmi ka vendosur të ndryshoje dhe ju garantojmë se pamja e re do t’ju pëlqejë.
Dua Lipa ka vendosur të ndryshojë modelin e flokëve duke i prerë ato me baluke dhe duket kaq ndryshe e madje duhet thënë se i shkojnë shumë.
Këngëtarja ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të romancës së saj me Anwar Hadid vëllain e modeleve të famshme Bela dhe Gigi Hadid.
https://www.instagram.com/p/B20847Fh_mz/Link:https://www.instagram.com/p/B20847Fh_mz/
https://www.instagram.com/p/B20ILLBhI7A/Link: https://www.instagram.com/p/B20ILLBhI7A/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bz5-Cb4BSCY/