Home Aktualitet 4 vjeçari i sëmurë me kancer, shkruan letrën më të bukur të dashurisë për shoqen e kopështit
4 vjeçari i sëmurë me kancer, shkruan letrën më të bukur të dashurisë për shoqen e kopështit
0

4 vjeçari i sëmurë me kancer, shkruan letrën më të bukur të dashurisë për shoqen e kopështit

0
0

Ai është vetëm 4 vjeç dhe po lufton me sëmundjen e rëndë që kur ishte 6 muajsh.

Vogëlushi Bennet pavarësisht luftës së vazhdueshme me tumorin nuk e ka lënë pas dore dashurinë për shoqen e tij të kopështit, madje ai ka vendosur ti shkruajë asaj një letër.

E ema e vogëlushit ka publikuar letrën e tij pasi e ndihmoi ta shkruajë, ndërsa thotë se të gjitha fjalët janë të tij, ndërsa ajo vetëm sa e ka shkruar.

Në këtë letër Bennet i shkruan shoqes së tij fjalët e mëposhtme:

“A do të vish të lutem në shtëpinë time, le të luajmë së bashku, unë mendoj që ti je e bukur si një kalë apo si një nusepashkë nuk jam tamam i sigurt. Por ti duhet të vish në shtëpinë time të hamë djathë së bashku, unë të dua dhe mbrëmë humba njërin nga dhëmbët e mi. Kam dëshirë të bëj një truk magjik për ty, ndërsa më pas mund të më shohësh ndërsa luaj me robotë”

E ëma e Bennet tha se vogëlushi  dashuron djathin dhe të luajë me robotë, dhe vetë ajo nuk ka shtuar asnjë fjalë, pasi të gjitha ishin fjalët e 4 vjeçarit që ka rënë në dashuri me moshataren e tij, të cilën përveçse në kopësht e ka edhe fqinje.

Letra është konsideruar si një ndër më të bukurat të shkruara ndonjëherë nga një fëmijë, ndërsa ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm tek ata që e kanë lexuar.

Link: https://www.littlethings.com/little-kid-touching-letter/1

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/blur-close-up-composition-craft-281962/