Home ShowBiz Puth një malazez dhe i lë shenjën e buzëve, Elton Iliriani, publikon foton e rallë me një djalë
Puth një malazez dhe i lë shenjën e buzëve, Elton Iliriani, publikon foton e rallë me një djalë
0

Puth një malazez dhe i lë shenjën e buzëve, Elton Iliriani, publikon foton e rallë me një djalë

0
0

Ai i ka shprehur hapur preferencat e tij seksuale, ndërsa së fundmi është shfaqur vazhdimisht në foto e video të ndryshme duke lyer buzët.

Si fillim ai u shfaq në Tepelenë në qytetin e tij të lindjes me një foto që shkaktoi reagime të forta, ndërsa sot ka vendosur ti lyejë buzët në Mal të Zi.

Ai ka postuar në instagramin e tij një foto ku shkruan: “ I lyeva edhe në Porto Monte Negro”, ndërsa në një tjetër të postuar pak më vonë shfaqet me një mashkull misterioz, të cilin sapo e ka puthur duke i lënë shenjën e buzëve në kokë.

Në këto foto mashkulli është me kuriz dhe i duket vetëm koka, ku Eltoni tregon me gisht shenjën e buzëve të tij ndërsa shkruan: “ E putha edhe një malazez”.

Buzëkuqi duket se është kthyer në një aksesor shumë të rëndësishëm në jetën e tij, të cilin e përdor kudo, madje edhe në studiot televizive kur e ftojnë të diskutojë për tematika të ndryshme.

Pranimi hapur i orientimit seksual dhe diskutimi i çështjeve të tilla në publik nga ana e tij ka shkaktuar gjithmonë reagime të forta.

https://www.instagram.com/p/B23oy0rATxE/

Link: https://www.instagram.com/p/B23oy0rATxE/

https://www.instagram.com/p/B21rfuPA8SQ/

Link: https://www.instagram.com/p/B21rfuPA8SQ/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2uz0zPAzP5/