Home Aktualitet Çifti 50 vjeçar me aftësi të kufizuara bëhen me fëmijë, njihuni me historinë e rallë që përloti publikun
Çifti 50 vjeçar me aftësi të kufizuara bëhen me fëmijë, njihuni me historinë e rallë që përloti publikun
0

Çifti 50 vjeçar me aftësi të kufizuara bëhen me fëmijë, njihuni me historinë e rallë që përloti publikun

0
0

Zenepja dhe Gëzimi sapo na vërtetuan se mrekullitë ekzistojnë vërtetë, ndërsa emocionuan një publik të tërë me historinë e tyre.

Ajo ishte vetëm 25 vjeç kur humbi aftësinë për të ecur pas një aksidenti tragjik, ndërsa ishte duke zgjedhur fustanin e nusërisë.

Ngjarja tragjike shënoi një kthesë në jetën e saj, ndahet nga i fejuari dhe bie në deprion për vite me radhë.

Më pas vendosi ti rikthehet normalitetit dhe pikërisht në ato momente njihet me Gëzimin edhe ai në karrocë pas një aksidenti tragjik.

U dashuruan menjëherë dhe tashmë prej 13 vitesh janë bashkë ndërsa prej 8 muajsh të bekuar me një vajzë të vogël me emrin El’ anna.

Edhe pse në moshën 50 vjeçare Zenepja ja doli të bëhej nënë me besimin tek zoti dhe vullnetin e hekurt që e karakterizon atë dhe të shoqin.

Histonë ata e kanë rrëfyer në studion e emisionit “Ftesë në 5”, në “Top Channel”, duke përlotur gjithë publikun me forcën e jashtëzakonshme që gjetën për të ecur para.

Tashmë ata të dy kanë një kopësht privat ku punojnë së bashku, ndërsa falënderojnë zotin për çdo gjë në jetën e tyre.

Link: https://www.instagram.com/bietasulo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bietasulo/