Home ShowBiz Marina njofton datën e fillimit të spektaklit, ja kur nis “Klanifornia Show”
Marina njofton datën e fillimit të spektaklit, ja kur nis “Klanifornia Show”
0

Marina njofton datën e fillimit të spektaklit, ja kur nis “Klanifornia Show”

0
0

Marina Vjollca do të kthehet në ekran pas gati dy vitesh mungesë.

Moderatoren do ta shohim të drejtojë spektaklin “Klanifornia Show”, në “Tv Klan”, së bashku me Turjan Hyskën dhe grupin e aktorëvë të Apartamentit 2XL.

Ky spektakël do të nisë këtë të shtunë dhe lajmërimin e ka dhënë vetë Marina në instagramin e saj.

“Klanifornia Show” përflitet të jetë një spektakël i vërtetë gjithë surpriza, argëtim dhe humor.

Autorët ende nuk kanë zbuluar detaje, por Marina ka shpërndarë një video në instagram së bashku me aktoren Delinda Disha, ndërsa po përgatiten për mbrëmjen e së shtunës.

Marina do të ketë një konkurente të fortë, pasi në të njëjtën orë dhe në të njëjtën ditë, motra e saj Luana prezanton: “Shiko kush luan”, një spektakël që vetëm natën e parë të transmetimit theu çdo rekord shikueshmërie.

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/B2oy8THFN32/